Parandalimi i pandemisë, Kina ndërton për 3 muaj qendrën më të madhe të karantinës

Koronavirusi ka shkaktuar deri tani 4 milionë e 700 mijë viktima në të gjithë botën. Megjithatë, në Kinë, edhe pse është vendi i origjinës së Covid-19, kanë vdekur 4636 persona. Duke marrë shkas nga situata në fjalë, Kina ka ndërtuar për 3 muaj qendrën më të madhe të karantinës.

Për të gjithë ata persona që do të hyjnë në Kinë është ndërtuar në Guangzhou një strukturë e tillë që kushton 260 milionë dollarë.

Ndërtesat janë 3-katëshe, me çati të stilit tradicional kinez, kanë 5 mijë dhoma, ndërsa janë vendosur në një hapësirë të barabartë me 46 fusha futbolli. Ky kompleks në periferi të qytetit u ndërtua në një periudhë më pak se 3 muaj.

Kjo strukturë do të zëvendësojë hotelet të cilat ishin vendosur në zona të ndryshme të Guangzhou për të karantinuar personat që do të hynin në Kinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *