Parandalohet konflikti në familje, dy vëllezër në Kos sherr me njëri-tjetrin

parandalohet konflikti ne familje dy vellezer ne kos sherr me njeri tjetrin
parandalohet konflikti ne familje dy vellezer ne kos sherr me njeri tjetrin

Klos/Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën. Për motive të dobëta, u konfliktua verbalisht me vëllanë e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 38-vjeçarit.

Në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë.
Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël, për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts