Parandalohet krimi në Tropojë, arrestohet 51-vjeçari pasi plagosi fqinjin, policia i gjen arsenal armësh në banesë

parandalohet krimi ne tropoje arrestohet 51 vjecari pasi plagosi fqinjin policia i gjen arsenal armesh ne banese
parandalohet krimi ne tropoje arrestohet 51 vjecari pasi plagosi fqinjin policia i gjen arsenal armesh ne banese

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policore i koduar “Margegaj”. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Margegaj.

Plagosi me mjet prerës, fqinjin e tij, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 51- vjeçari.

Në banesën e 51-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron arsenal armësh dhe uniforma ushtarake.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Pas njoftimit se në fshatin Margegaj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “ Margegaj ”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasit të përfshirë në konflikt G. B., 51 vjeç, banues në fshatin Margegaj, Tropojë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. B., 61 vjeç, e ka plagosur atë me mjet prerës, në krah.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. B., gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri mitraloz, 2 armë zjarri automatik, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts