Parandalohet sulmi me bombë në tubimin e Erdogan

parandalohet sulmi me bombe ne tubimin e erdogan
parandalohet sulmi me bombe ne tubimin e erdogan

22:34 04/12/2021

Forcat e sigurisë turke parandaluan një sulm me bombë, në një tubim të presidentit Recep Tayyip Erdogan në qytetin lindor të Siirt.

Sipas asaj që raporton CNN turk, pajisja shpërthyese me telekomandë ishte vendosur poshtë një makine policie që kishte detyrë sigurinë në këtë tubim. Megjithatë ajo u dallua nga dy oficerë përpara se të aktivizohej. Për ngjarjen nuk ka ende persona të ndaluar.

Ndërkohë, fjalimi i Erdogan u fokusua kryesisht tek situata ekonomike në vend. Ai i tha të pranishmëve se shpresonte që luhatjet e këmbimit valutor dhe inflacioni do të stabilizoheshin brenda një periudhe të shkurtër dhe premtoi sërish norma të ulëta interesi pas rënies historike të monedhës Lira, në vlerat e saj më të ulëta./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts