Parandalohet tentativa për grusht shteti në Sudan/ Kryeministri: U organizua nga anëtarët brenda ushtrisë, arrestohen dhjetëra oficerë policie

Një përpjekje për grusht shteti në Sudan herët të martën rezultoi pa sukses.

“Ka pasur një përpjekje të dështuar për grusht shteti, njerëzit duhet të përballen me të,” raportuan mediat shtetërore.

Një burim i lartë qeveritar i tha agjencisë së lajmeve AFP se komplotistët ishin përpjekur të merrnin nën kontroll ndërtesën e mediave shtetërore, por pa sukses.

Sipas Al-Arabiya tanket u zhvendosën nga divizioni mjekësor i ushtrisë dhe mbyllën rrugën drejt urës së vjetër Omdurman, pranë Parlamentit sudanez, mes një dislokimi të madh të forcave ushtarake në zonë.

Njëkohësisht, Muhammad al-Faki Suleiman, anëtar i Këshillit të Sovranitetit Sudanez dhe zëdhënës zyrtar i Këshillit, u bëri thirrje të gjithë sudanezëve që të mbrojnë vendin. Në një koment në llogarinë e tij në Facebook, ai tha, “Vraponi për të mbrojtur vendin tuaj dhe për të mbrojtur tranzicionin”.

Një burim i tha Reuters se përpjekja për grusht shteti përfshinte përpjekjet për të kontrolluar Radio Omdurman, e cila ndodhet në anën tjetër të qytetit përtej Nilit nga kryeqyteti, Khartoum.

“Më shumë se 40 oficerë janë arrestuar,” raportoi Zeinab Salih i Al Jazeera nga Omdurman, qyteti binjak i kryeqytetit sudanez.

Ndërkohë pas ngjarjes kryeministri sudanez në një deklaratë tha se përpjekja për grusht shteti u organizua nga anëtarët brenda dhe jashtë institucionit ushtarak.

“Për herë të parë, njerëzit e përfshirë në përpjekje u arrestuan. Ata po intervistohen për të zbuluar qëllimet e tyre dhe të vërtetën pas kësaj. Ekziston një komitet i posaçëm që heton se çfarë ka ndodhur. ”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *