Paraqitja e parë publike për Silvio Berlusconi

paraqitja e pare publike per silvio berlusconi

14:35 07/05/2023

Ish-kryeministri italian thotë se është gati t’i rikthehet punës

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, ka bërë paraqitjen e parë publike pas një muaji në spital. Në një fjalim nga dhoma e tij, 86-vjeçari u shpreh se është gati t’i rikthehet politikës.

“Nuk jam ndalur asnjëherë, as në javët e fundit. Kam punuar në strukturën e re të partisë dhe jam i gatshëm të kthehem në punë me ju dhe të luftoj përkrah jush për betejat tonë”.

Berlusconi u shtrua në spital më 5 Prill dhe kaloi gati dy javë në kujdes intensiv, duke nxitur spekulime se jeta e tij mund të ishte në rrezik.

Ai doli nga kujdesi intensiv më 16 Prill dhe gjendja e tij që atëherë është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.

Në javët e fundit kam ndjerë dashurinë e shumë njerëzve, përfshirë kundërshtarët e mi politikë dhe padyshim që i falënderoj ata, por është dashuria juaj që më ndihmoi të kapërcej një pneumoni vërtet të rrezikshme”.

Në vitin 2011, ai dha dorëheqjen si kryeministër. Megjithatë, ai vazhdon të drejtojë partinë e tij e cila pjesë e koalicionit të kryeministres Giorgia Meloni.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts