Parashikimi i OBSH: Covid do të jetë prezent deri në fund të 2022

08:31 21/10/2021

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 do të vazhdojë dhe për të paktën një vit sepse vendet e varfra nuk po marrin vaksinat që duhet. Ky është parashikimi i zymtë që bëhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dr. Bruce Aylward, një prej drejtuesve të lartë të OBSH, është shprehur se Covid do të jetë prezent deri në fund të vitit 2022.

Ky parashikim bëhet në një kohë kur, më pak se 5% e popullsisë së Afrikës është vaksinuar, krahasuar me shifrat që kanë vendet në Europë apo SHBA.

Shumë vende të pasura kanë dhuruar vaksinat për vendet e varfra, por sërish nevoja e tyre është për më shumë doza. Vetëm Mbretëria e Bashkuar ka dhuruar më shumë se 10 milionë vaksina në vendet në nevojë dhe ka premtuar se kjo ndihmë do të shkojë deri në 100 milionë doza.

OBSH gjithmonë ka bërë thirrje për një shpërndare të barabartë të vaksinave mes vendeve dhe nuk rekomandoi dozën e tretë, pasi shumë vende nuk kishin vaksinuar aq grupet e riskut./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *