Parashikimi i zymtë i Vuçiç për krizën: Bota rrezikon të mbetet pa ushqime dhe energji

20:16 21/05/2022

Në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë Presidenti serb Vuçiç në krah të Kryeministrit hungarez Viktor Orban ka dhënë një parashikim të keq për një Dimër shumë te vështirë që sipas tij po e pret gjithë botën.

Sipas Vuçiç nëse lufta në Ukrainë vijon 1/4 e botës do të ketë nevojë për sasi elementare të ushqimit, gjë që do të krijojë probleme të reja sociale.

Edhe Orban u pajtua me vlerësimin për Dimrin e vështirë, por tha se të dy vendet, në krizën e ardhshme, mund të mbështeten tek njëri-tjetri.

Vuçiç tha se Serbia ka respekt për Orbanin, per dëshirën e tij për të dëgjuar njerëzit nga Ballkani Perëndimor dhe për të mbështetur anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

I pyetur për harmonizimin e Serbisë me vendimet e BE-së për sa i përket sanksioneve kundër Rusisë, Vuçiç tha se kishte shumë kërkesa, por detyra e tij ishte të kujdesej për Serbinë, jo për BE-në.

“Ne do të kujdesemi për BE-në kur të bëhemi anëtare të Unionit dhe tani detyra jonë është të kujdesemi për Serbinë, të kemi mjaft ushqim, karburant, integritet, Kushtetutë”, tha Vuçiç.

Orban kritikoi sanksionet që BE-ja i vendos Rusisë dhe vlerësoi se ato janë “të barabarta me bombën atomike”, sepse sipas tij, mund të çojnë në uri dhe shfaqjen e një mase emigrantësh në kufi.

Vuçiç shtoi se kohët e fundit në Bruksel, në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, “i vetmi” që me urdhër të Kryeministrit Orban e mbrojti Serbinë ishte ministri i Jashtëm hungarez.

Disa ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së deklaruan se është e nevojshme që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, siç vepruan vendet e tjera në rajon.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.