“Paratë investoheshin në pasuri të paluajtshme dhe…”/ “5D Konstruksion” vihet në sekuestro, SPAK zbardh skemën, si përfitonin drejtorët nga tenderat abuzivë

parate investoheshin ne pasuri te paluajtshme dhe 5d konstruksion vihet ne sekuestro spak zbardh skemen si perfitonin drejtoret nga tenderat abuzive
parate investoheshin ne pasuri te paluajtshme dhe 5d konstruksion vihet ne sekuestro spak zbardh skemen si perfitonin drejtoret nga tenderat abuzive

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se është vendosur sekuestro preventive për kompaninë “5D Konstruksion”.

Një njoftimin e SPAK bëhet me dije se si pasojë e hetime është evidentuar skema që përdorej për të përfituar, duke nxjerrë nga bankat paratë nëpërmjet pagesave për punime fiktive e më tej investimi i tyre në prona të paluajtshme.

“Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë, një nga pronat që është vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO, është edhe një hotel në Durrës, administrator dhe aksioner në të cilin ishte Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë.

“Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.

Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts