Parisi dhe Londra forcojnë bashkëpunimin e tyre kundër terrorizmit

Franca dhe Britania e Madhe ranë dakord sot të forcojnë bashkëpunimin e tyre kundër terrorizmit në transportin detar të La Manche-it, njoftoi Ministria e Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme britanike në një deklaratë të përbashkët.

Marrëveshja, e arritur gjatë një vizite në Paris nga ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab dhe ai i Mbrojtjes, Ben Wallace, përfshin sigurinë në bordin e anijeve, trageteve, që lundrojnë në kanalin midis dy vendeve.

“Ajo siguron një shkëmbim informacioni mbi “kërcënimet e mundshme të sigurisë” dhe koordinimin e zgjeruar në rast sulmesh ose incidentesh sigurie, me ndërhyrje të mundshme të përbashkëta”, thanë autoritetet britanike.

“Nënshkrimi i sotëm i Traktatit të Sigurisë Detare BM-Francë do të forcojë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur bashkarisht shpejt dhe në mënyrë efikase kërcënimeve terroriste në La Manche”, tha Raab në deklaratë.

Së bashku me homologët e tyre francezë, ata “identifikuan boshtet kryesore të bashkëpunimit dypalësh strategjik” për vitet e ardhshme, nga rajoni Indo-Paqësor deri te kërcënimet kibernetike.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *