Kilian Mbape pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos veror, me sulmuesin francez që është në vitin e fundit të kontratës me PSG. Ka qenë pikërisht klubi francez që po mundohet me çdo kusht të evitoj largimin e Mbape, duke menduar ti ofrojë atij një shifër të çmendur prej 230 milionë euro për nënshkrimin e kontratës.
Nga ajo çfarë raporton “SportMediaset”, Parisi është i gatshëm ti ofroj 23-vjeçarit francez 150 milionë euro që në çastin e rinovimit. Në Kontratë gjithashtu planifikohet dhe një shifër prej 80 milionësh për 2 vitet e qëndrimit të tij, sipas kontratës së re.
Një ofertë kjo e çmendur nga ana e klubit francez që po përpiqet me çdo kusht të mbaj futbollistin në skuadër, dhe të largoi interesin e klubeve si Reali dhe Barcelona, që gjithashtu po planifikojnë ofertat e tyre për lojtarin.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al