Parisi në protestë kundër masave anti-covid

23:34 14/07/2021

Protestuesit e konsiderojnë diskriminues planin e masave të Presidentit Macron

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Parisit kundër planit të masave të Presidentit Emmanuel Macron për të kërkuar një çertifikatë vaksine COVID-19 ose test negativ PCR për të fituar hyrjen në bare, restorante dhe kinema duke nisur nga muaji Gusht.

Macron këtë javë njoftoi masa më të ashpra për të luftuar një rritje të shpejtë të infeksioneve të reja të koronavirusit, duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë dhe personave që punojnë në shtëpitë e të moshuarve.

Sipas qytetarëve me këtë plan masash cenohen të drejtat themelore të njeriut,  ata akuzojnë Presidentin për diskriminim ndaj atyre që nuk duan të vaksinohen ndaj COVID-19.

Ndaj kjo ishte përgjigjia e parë e francezëve, flakë e tymë në rrugët e kryeqytetit.

Policia hodhi gaz lotësjellës në disa raste ndërsa turmat e protestuesve përmbysnin koshat e plehrave.

Kishte protesta në qytete të tjera përfshirë Nantes, Marsejë dhe Montpellier.

Klan News









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *