Parisi vendoset në një tjetër bllokadë anti-Covid

11:43 19/03/2021

Infektime të konsiderueshme në Greqi, por pritet lehtësim masash

Parisi dhe 15 njësi administrative të Francës ku jetojnë 1/3-a e popullsisë do të hyjnë në një tjetër bllokadë një-mujore duke nisur nga mesnata mes të Premtes dhe të Shtunës.

Autoritetet franceze vendosën rikthimin e masave të ashpra anti-Covid në këto zona, pasi i gjithë vendi ka hyrë në valën e tretë të përhapjes së infektimeve me koronavirus. Për të dytën ditë radhazi u shënuan mbi 30 mijë infektime ditore, mes shifrave më të larta për këtë vit.

Terapia intensive vazhdon të jetë në krizë për shkak të mbingarkesës me raste të rënda. Në pjesën tjetër të Francës do të vazhdojë të jetë në fuqi shtetrrethimi nga ora 19:00 deri në orët e para të mëngjesit.

Edhe Greqia po përballet me një tjetër valë përhapjeje, por qeveria pritet të shpallë këtë të Premte lehtësimin e masave të bllokadës që zgjat prej më shumë se një muaji në rajonet më të populluara. Terapia intensive është krejtësisht e bllokuar, teksa shumë pak mjekë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar në zgjerimin e kapaciteteve. Në këto kushte, shumë ekspertë kritikojnë planet për lehtësimin e masave, por qeveria thotë se qytetarët meritojnë lehtësira pasi po vuajnë në kushte burgu.

Autoritetet gjermane thanë se do të ndalin lehtësimin e mëtejshëm të masave, pas rritjes së ndjeshme të infektimeve ditore.

Tv Klan










Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *