Parizienët dynden në stacionet e trenave

19:59 02/04/2021

Fluks për të ikur nga kryeqyteti para nisjes së masave bllokuese

Parizienët u dyndën këtë të Premte nëpër stacionet e trenave për të udhëtuar jashtë kryeqytetit për Pashkë. Qeveria u dha kohë qytetarëve për të lëvizur përpara hyrjes në fuqi të masave bllokuese nga mesnata mes kësaj të Premteje dhe të Shtunës, që do të zgjasin për 1 muaj.

Të Hënën atyre u jepet edhe një tjetër mundësi për t’u kthyer, ndërsa në vazhdim lëvizja kufizohet në një rreze jo më të gjerë se 10 kilometra nga vendbanimi. Mbyllen shkollat dhe të gjitha aktivitetet jo jetike. Edhe këtë 24-orësh Franca pati nivele të larta me mbi 50 mijë infektime ditore.

Në Greqi, vala e tretë e përhapjes së infektimeve po rezulton edhe më e rëndë se e dyta. Prej 3 ditësh rastet e reja janë në nivele rekord, teksa 24-orëshi i fundit ka shënuar gati 3 500 infektime. Numri i të shtruarve në terapinë intensive ka arritur në 755, teksa kapaciteti kombëtar i spitaleve shtetërore është jo më shumë se 700. Statistikat tregojnë se rreth 65% e të shtruarve në këto pavione janë meshkuj, ndërsa mosha mesatare është 68 vjeç.

Në situatë të rëndë vazhdon të jetë Polonia, ku ky 24-orësh shënoi rekord të ri negativ të pandemisë me mbi 35 200 raste infektimesh ditore.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *