Parizienët nisin të puthen sërish

20:16 29/09/2021

Përshëndetjet klasike u braktisen për shkak të pandemisë

Teksa pandemia po largohet parizienët kanë nisur sërish të përshëndeten me njëri-tjetrin si më parë.

Përshëndetja tradicionale “la bise” e Francës ose  puthja  në dy  faqe po rikthehet mes njerëzve. E përdorur mes familjarëve, miqve dhe këdo tjetër në takime, përshëndetja klasike ishte ndaluar  për shkak të pandemisë.

Por tashmë që më shumë se 70% të popullsisë është vaksinuar plotësisht, njerëzit mund të shihen duke zëvendësuar puthjet në ajër me ato në faqe.

“Vaksinimi ndihmoi shumë, nga momenti kur ne u vaksinuam jo vetëm për veten por edhe për të mbrojtur të tjerët. Unë nuk shoh asnjë arsye për të mos u përshëndetur .Më mirë të vaksinohemi dhe  të puthim njëri -tjetrin sesa të mos vaksinohemi dhe të mos mos e bëjmë dot këtë gjë  “.

 Carmela një qytetare tjetër e kryeqytetit francez thotë se nuk mund të puthej me vajzën e saj për shkak të frikës së transmetimit të Covid -19.

“Më ka munguar ,veçanërisht nga njerëzit që i dua dhe që i njoh prej kohësh. Për një kohë të gjatë unë kam ruajtur distancën me vajzën time. Unë kam vetëm një vajzë e cila është 32-vjeç e cila mbante distancë prej meje për shkak të virusit .Oh, ishte kaq  trishtë.”

Edhe Presidenti Emmanuel Macron, i cili kishte rekomanduar që njerëzit të mos puthen ose shtrëngojnë duart për të shmangur rrezikun e infektimit tani herë pas here mund të shihet duke dhuruar puthje e përqafime.

Sidoqoftë, ka nga ata që mendojnë se gjërat nuk do të jenë kurrë si më parë.

E kjo për dy arsye  pasi njerëzit janë bërë  më selektivë dhe tjetra pasi tani është  më e lehtë të thuash që nuk dëshiron të puthësh dikë në faqe.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *