Parlamenti bolivian kthehet në ‘arenë boksi’, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës përleshen ashpër mes tyre (VIDEO)

Tensionet në Parlamentin bolivian janë përshkallëzuar deri në përdorimin e dhunës, duke e kthyer foltoren, në një ‘arenë boksi’ mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

E gjitha filloi pas debatit të ashpër për arrestimet e ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë Jeannine Anez. Disa nga deputetët, e cilësuan aktin e ish-zyrtarëve të arrestuar si puç shteti, për të rrëzuar ish-presidentin Evo Morales.

Por dy politikanë të tjerë, teksa dëgjuan këto deklarata, e humbën durimin dhe nisën të përleshen me deputetët e tjerë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjete sociale, ndërsa shumica e qytetarëve e kanë dënuar aktin e demonstruar nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *