Parlamenti italian do të votojë për kreun e ri të shtetit më 24 Janar

19:50 04/01/2022

Një nga emrat më të përfolur për Presidentin e ri është Kryeministri Mario Draghi

Parlamenti italian do të mblidhet më 24 Janar për të votuar kreun  e ri të shtetit që do të zëvendësojë Presidentin në largim Sergio Mattarella. Zgjedhja e një Presidenti të ri të republikës mund të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e qeverisë së Kryeministrit Mario Draghi, e cila po përpiqet të kontrollojë  situatën pandemike në vend.

Draghi e ka bërë të qartë se do të dëshironte të bëhej President i vendit. Ai do t’i jepte fund kështu  qeverisë së tij 11-mujore duke e lënë vendin mes dy rrugëve ose të zgjidhet një Kryeministër i ri ose të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Italianët po i gëzohen një periudhe harmonie politik pasi Draghi ka sjellë një lidership të vendosur dhe kompetent në mesin e pandemisë. Por e gjithë kjo mund të rrezikohet kur ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane të vendosë të bëhet President i vendit çka mund të sjellë një situatë politike të paqëndrueshme në vend.

Ndërkohë zgjedhja e parë e partive të qendrës së djathtë të Italisë është 85-vjeçari katër herë Kryeministër Silvio Berlusconi. Figura të tjera që konsiderohen si pretendentë janë ish-kryetari i dhomës së ulët Pier Ferdinando Casini, ish-kryeministri Giuliano Amato dhe ministrja aktuale e Drejtësisë Marta Cartabia.

Presidenti, i zgjedhur për një mandat shtatëvjeçar, zakonisht ka një rol kryesisht ceremonial, por gëzon kompetenca të gjera pas zgjedhjeve ose kur një qeveri bie. Ai ka fjalën e fundit në emërimin e Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *