Pas konstituimit të Parlamentit të ri dhe zgjedhjes së kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka ardhur reagimi nga ana e delegacionit të Europës.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka uruar anëtarët e Kuvendit dhe kryeparlamentaren për marrjn e detyrës së re.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se roli i parlamentit është kyç për pranimin në BE.
Ai thotë se pret nga anëtarët e parlamentit që të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin.
“Urime Anëtarëve të Kuvendit të ri Shqiptar dhe Kryetares Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit” – shkruan Soreca.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al