“Parlamenti tregoi anën negative”/ Grida Duma komenton shkarkimin e Presidentit: Tjetër goditje për demokracinë, opozita parlamentare nuk ekziston






Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma teksa komentoi shkarkimin e Presidentit Meta thotë se Parlamenti tregoi anën negative të tij.

duma-shkarkimi i metes

Sipas Dumës, kjo ishte një tjetër goditje për demokracinë, ndërsa theksoi se nuk ekziston ‘opozita parlamentare’.

Grida Duma u shpreh se është e paarsyeshme që një parlament jo kushtetues të mbrojë Kushtetutën. Shpresa sipas saj është tek Gjykata Kushtetuese, që duhet të shërbejë si hallka e fundit e ruajtjes së balancave.

“Problemi i madh i Shqipërisë është ekzistenca e institucioneve që zotërojnë njëra-tjetrën. Cilido institucion, si Presidenti, që ruan balancën do të kishte vlerë të jashtëzakonshme. Parlamenti thjeshtësisht theksoi anën negative, duke i dhënë një goditje tjetër ndaj demokracisë. As e udhës, as e momentit kur dimë që zgjedhjet kanë ndodhur, dhe mundësia e parlamentit për të pasur një legjitimitet me opozitën reale, janë, kurse ky parlament po legjitimon moslegjitimitetin e vet. Opozita parlamentare nuk ekziston. Sado konflikt interesi të kem unë që jam palë, jam pjesë e PD, ajo nuk ekziston.

Mund të ketë të tillë që duan të bëjnë një pjesë opozitarizmi, por opozita është kjo. Opozita duhet të jetë aty në faktin, formën e përmbajtjen në kushtëzimin e palës tjetër. Kur nuk e kushtëzon, gjithçka e bën një opozitë inekzistente.

Kështu që është e paarsyeshme që një parlament jo kushtetues të mbrojë Kushtetutën. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese, si Reforma në Drejtësi që është kali më i madh i betejës, shpresoj që Gjykata të shërbejë si hallka e fundit e ruajtjes së balancave.

Pavarësisht si gjykohen të gjitha vendimet, duhet një institucion që ti vendosë kufi pushtetit të Rilindjes që është i pakufishëm.” tha Duma për News24.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *