Parlamenti ukrainas miraton ministrin e ri të mbrojtjes

Parlamenti ukrainas miratoi të enjten ish-zëvendëskryeministrin dhe ministrin për riintegrimin e territoreve të okupuara të përkohshme Oleksiy Reznikov si ministrin e ri të mbrojtjes të vendit.

Emërimi i Reznikov u mbështet nga 273 ligjvënës në asamblenë prej 450 vendesh, pasi ai u emërua nga presidenti Volodymyr Zelensky.

GjatĂ« fjalimit nĂ« parlament, Reznikov vuri nĂ« dukje se nĂ« postin e tij tĂ« ri do t’i kushtojĂ« vĂ«mendje intensifikimit tĂ« bashkĂ«punimit me vendet anĂ«tare tĂ« OrganizatĂ«s sĂ« Traktatit tĂ« Atlantikut tĂ« Veriut (NATO).

Emërimi i Reznikov erdhi pasi parlamenti ukrainas pranoi të mërkurën dorëheqjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Andriy Taran, i cili u largua nga zyra për arsye shëndetësore.

Reznikov, një ish-avokat 55-vjeçar, u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër për riintegrimin e territoreve të pushtuara të përkohshme në mars të vitit 2020.

Ai shërbeu gjithashtu si anëtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës (NSDC) dhe anëtar i delegacionit ukrainas në Grupin e Kontaktit Trepalësh për zgjidhjen e situatës në Ukrainën lindore.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *