Partia Demokratike shpall listën fituese të Këshillit Kombëtar/ Kush janë risitë dhe emrat e njohur që mungojnë








Partia Demokratike ka shpallur mesditën e sotme listën fituese të 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, që do të jenë pjesë e kampit blu në katër vitet e ardhshme.

LISTAAA

Nuk rezultojnë fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD në zgjedhjet e 13 qershorit, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Ndërkaq në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Ahmet Prençi.

Po ashtu pjesë e listës janë Oriela Nebijaj, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.

Kalojnë automatikisht si anëtarë të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, si anëtarë kryesie apo deputetë.

Kujtojmë se Satuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

LISTA by https://www.scribd.com/user/557180217/#from_embed on Scribd

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *