Partia e ish-Kryeministrit të vrarë fiton zgjedhjet në Japoni

partia e ish kryeministrit te vrare fiton zgjedhjet ne japoni
partia e ish kryeministrit te vrare fiton zgjedhjet ne japoni

21:39 10/07/2022

Partia e ish-Kryeministrit japonez Shinzo Abe ka triumfuar në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Japoni. Partia Liberal-Demokrate ka fituar zgjedhjet dy ditë pas vrasjes së liderit të tyre gjatë një fjalimi.

Vrasja e Abe ka rritur pjesëmarrjen në votimie me 52% nga 49 % në zgjedhjet e fundit.

Autori 42-vjeçar i krimit Tetsuja Jamagami sipas raportimeve më të fundit iu ka thënë forcave blu në dëshminë e tij se fokusi i tij kryesor ishte vrasja  e një lideri të një sekti fetar që kishte lidhje me kryeministrin.

Sipas autorit nëna e tij bënte pjesë në këtë sekt fetar dhe kishte dhuruar shuma të mëdha parash të cilat kishin sjellë përkeqësimin e gjendjes ekonomike./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts