Partia e Le Pen kryesoi në raundin e parë të zgjedhjeve, tërheqje masive e kandidatëve në Francë për të stopuar Tubimin Kombëtar

partia e le pen kryesoi ne raundin e pare te zgjedhjeve terheqje masive e kandidateve ne france per te stopuar tubimin kombetar



































Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për ta bllokuar fitoren bindëse të partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 7 korrik.

LE PEN

Tubimi Kombëtar i Marine Le Penit siguroi më shumë vota në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, që u mbajt më 30 qershor, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë.

Një numër i paprecedentë kandidatësh që u kualifikuan për rundin e dytë nga aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor, dhe nga koalicioni i qendrës i presidentit Emmanuel Macron, u tërhoqën, për t’i dhënë mbështetje kandidatit që ka më shumë gjasa të fitojë përballë kundërkandidatit nga Tubimi Kombëtar.

Në mesin e atyre që e braktisën garën, janë edhe disa ministra të kabinetit.

Sipas një numërimi të bërë nga gazeta franceze, Le Monde, rreth 218 kandidatë që do të mund të konkurronin në rundin e dytë, janë tërhequr.

Prej tyre, 130 ishin të majtë dhe 82 të qendrës.

Kandidatët kishin kohë deri në orën 18:00 të martën, për t’u tërhequr.

“Më duhet ta parandaloj Tubimin Kombëtar që të arrijë shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, sepse do të ishte – dhe e them nga thellësia e zemrës – do të ishte e tmerrshme për vendin dhe francezët”, tha kryeministri francez, Gabriel Attal.

Macron e shpërndau Asamblenë Kombëtare dhe i thirri zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor, pas fitores së Tubimit Kombëtar në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve legjislative, Tubimi Kombëtar synon të sigurojë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare me 577 ulëse.

“Ne nuk mund të pranojmë të hyjmë në Qeveri nëse nuk mund të veprojmë”, tha Le Pen në një intervistë për transmetuesin publik, France Inter.

Nëse Tubimi Kombëtar e siguron mbështetjen që synon, Franca do të kishte Qeverinë e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts