Partia Socialiste mbledh në 2 shtator Asamblenë Kombëtare. Ja mesazhi për të gjitha anëtarët










Partia Socialiste do të zhvillojë në 2 shtator mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Takimi do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Në mesazhin që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka dërguar anëtarëve thuhet se duhet të merren masat për pjesëmarrjen në Asamble. 

asambleja e ps

“Të nderuar anëtarë të AK!Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!”

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe kryeministri Rama këtë javë që vjen do te behet publike edhe qeveria e re.

Ndërkohë Najada Çoma nuk do të jetë pjesë e grupit të ri parlamentar, pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetes.

Largimin nga qeveria e ka paralajmëruar edhe zv/kryeministri aktual, Erjon Braçe, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se “ka një fund”. Përmbajtja e statusit të Braçes lë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një mbyllje të aktivitetit të tij politik kur bën dhe një bilanc të 24 viteve në politikë.

Kryeministri Edi Rama bëri konfirmimet e para të drejtuesve për mandatin e tretë.

Dy dite me pare, gjatë fjalës së tij para deputetëve të rinj dhe të vjetër, kreu i PS-së rikonfirmoi në detyrë kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, dhe ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

“Është dita për të falënderuar të gjithë deputetët, drejtuesit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, kryetarin e grupit parlamentar dhe ministren me marrëdhënien me Parlamentin. Taulanti ka punuar me përkushtim edhe në ditë të vështira po ashtu dhe Elisa ka qenë e përkushtuar në punën e saj duke lehtësuar punën e qeverisë për Parlamentin. Që të dy meritojnë një falënderim të veçantë dhe konfirmohen në detyrë dhe për mandatin e tretë. Do ta kenë të plotë mbështetjen tonë. Të gjithë deputetët e rinj do jenë një vlerë e shtuar. Shumë faleminderit nga zemra, pa secilin prej jush nuk do kishim mbërritur deri këtu. Nuk mungoi dhe një falënderim për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili dha dorëheqjen nga çdo funksion legjislativ dhe partiak.

“Këtu jam me anëtarët e mandatin të dytë dhe ato të mandatit të tretë, që sapo fillon. Por, ne këtu jemi e do të jemi një skuadër, që nga Gramozi, i cili do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, pavarësisht se tanimë i vetëçliruar nga çdo funksion. Askujt të mos i vijë keq, por askush nuk e zë dot atë vend. Shumë prej jush ishin dhe do jenë në Kuvend, të tjerë janë dhe nuk do jenë në qeveri. Ne jemi një skuadër dhe ndryshimet e roleve do jenë në funksion të skuadrës për të vijuar punët e vendit”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *