Partiarku i Kishës ruse “përçan” BE-në, paketa e gjashtë e sanksioneve ndaj Moskës “peng” i kundërshtive mbi aleatin e Putinit

Një takim i ambasadorëve të BE-së u ndërpre këtë pasdite pa miratimin përfundimtar të paketës së gjashtë të sanksioneve të bllokut.

Në një prononcim për BBC, diplomatët kanë bërë me dije se Hungaria ngriti kundërshtime për vendosjen e kreut të Kishës Ortodokse Ruse dhe aleatit të Putinit, Patriarkut Kirill, në listën e sanksioneve.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur më parë kundër shënjestrimin e Patriarkut Kirill duke thënë se vendi i tij nuk do të mbështesë vendosjen e udhëheqësve të kishës në një listë sanksionesh. Sipas tij, kjo ndikon në çështjen e lirisë fetare për komunitetet në Hungari, dhe kjo është e shenjtë.

Ambasadorët mund të mblidhen nesër në Luksemburg.

Diplomatët janë të sigurt se do ta kalojnë paketën, me ose pa përfshirjen e Patriarkut Kirill në listë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.