Partitë e opozitës izraelite, marrëveshje për qeverinë

08:54 03/06/2021

Partitë e opozitës izraelite arritën marrëveshjen për të formuar një qeveri të re që do t’i japë fund mandatit 12-vjeçar të kryeministrit të tanishëm Benjamin Netanyahu.

Yair Lapid, udhëheqësi i partisë së qendrës Yesh Atid, njoftoi se ishte formuar një koalicion me tetë fraksione. Sipas marrëveshjes, zyra e shefit të qeverisë do të mbahet me rotacion nga dy vjet, së pari nga kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett dhe më pas mandati do t’i dorëzohet Z. Lapid.

Përpara betimit qeveria duhet të marrë votëbesimin e parlamentit. Në një deklaratë, Lapid tha se e kishte informuar presidentin Reuven Rivlin për marrëveshjen: “Unë zotohem se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve izraelitë, atyre që e votuan atë dhe atyre që nuk e bënë atë. Ajo do të respektojë kundërshtarët dhe do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të bashkuar të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite.”

Në mediat vendore qarkulloi një fotografi e Lapid, Bennett dhe kreut të partisë arabeislamike Raam, Mansour Abbas, duke nënshkruar marrëveshjen. Abbas u tha gazetarëve se vendimi ishte i vështirë dhe kishte disa mosmarrëveshje, por rëndësishme ishte arritja e marrëveshjes.

Në letrën e tij drejtuar presidentit, Lapid tha se ai do të kryesonte qeverinë së bashku me Z. Bennett, të cilin ai do ta zëvendësonte si kryeministër më 27 Gusht 2023.

Presidenti Rivlin i bëri thirrje parlamentit të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të mbajtur votën e besimit.

Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e shumicës së thjeshtë të Knesset-it me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje të reja për herë të pestë në dy vjet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *