
17:53 25/05/2023
Kërkojnë pjesëmarrje masive në votime për të rrezuar koalicionin që është në pushtet
Edhe partitë kurde nuk do të mbështesin presidentin aktual Erdogan në garën e 28 Majit. Përfaqësuesit e partive Demokratike Popullore dhe Të Majtëve të Gjelbër deklaruan se nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe Erdogan nuk është një zgjedhje për ta.
Të mërkurën mbështetjen për kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu e shprehu edhe kryetari i partisë Fitorja, Umit Ozdag që mori 2.5 përqind të votave në 14 Maj.
[embedded content][embedded content]
Ai u bashkua me koalicionin opozitar duke kërkuar largimin e refugjatëve nga vendi. I vetmi që ka shprehur mbështetjen për presidentin Erdogan është Sinan Ogan i cili u rendit i treti në zgjedhjet e 14 majit. Ogan deklaroi mbështetjen për Erdogan si person i vetëm.
Ndërkohë ka përfunduar procesi i votimit të emigrantëve. Në 4 ditë, qytetarët që jetojnë jashtë vendit iu drejtuan kutive të votimit ndërsa është shënuar një shifër rekord. Gjatë këtyre ditëve votuan rreth 1.9 milionë emigrantë ndërsa pritet të shihet pjesëmarrja më 28 Maj nëse do të ketë një tjetër rekord të numrit të votave.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al