‘Partizani’/ A do të paraqitet të hënën në gjyq? Berisha: Përgjigjen do e merrni…Për gjyqtaren Gjoka do të mësoni gjëra, por bëni durim!

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK për ‘korrupsion pasiv’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ndërkohë që dhëndri i tij ka përfunduar pas hekurave.

Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha u pyet për çështjen e hapur të tij me SPAK dhe për faktin nëse do të paraqitet apo jo të hënën më GJKKO.

“Përgjigjen do e merrni më vonë”, tha Berisha. Mes të tjerash ai tha se do të mësojnë shumë shpejt detaje për gjyqtaren e çështjes së tij, Irena Gjoka.

“Nuk thashë asgjë…nëse unë shpreha këtë…Unë u shpreha këtu si zëdhënës i qytetarëve Nuk jam i ri në këto denoncime. Situata është më e turpshme. Do të mësoni dhe për Irenën gjera se si zbaton ligjet. Prisni, durim!”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts