Partizani godet në shenjë, Sherif Kallaku vishet i kuq









Partizani e ka nisur merkaton me një afrim shumë të bujshëm. Sherif Kallaku do të jetë pjesë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni. Mesfushori para disa ditësh u nda me Teutën, ku qe i huazuar për gjashtë muaj nga Lokomotiva e Zagrebit dhe gjatë këtyre ditëve ka qenë në bisedime intensive me disa klube të Superiores për të vijuar karrierën e tij.

KALLAKU

Dinamo dhe Partizani ishin klubet më të interesuara, por ofertat e tyre i bënë edhe Laçi e Kukësi. Në fund lojtari dhe klubi kroat kanë arsyetuar se Partizani është mundësia më e mirë.

Ditën e sotme ka pasur një takim final mes palëve dhe është finalizuar gjithçka. Mungon vetëm firma mbi kontratë, që sipas burimeve të lojtarit do të hidhet të hënën.

Kallaku është pa dyshim një përforcim shumë i rëndësishëm për Partizanin dhe vjen në një moment shumë kritik për të kuqtë, të cilët renditen të pestët dhe po hasin vështirësi të mëdha të mbajnë hapin e katër ekipeve mbi ta.

24-vjeçari nga Fushë-Kruja do të jetë pa dyshim një përforcim i madh për Partizanin dhe do shtojë cilësi në sulm, reparti më i dobët i këtyre 15 javëve të para të Kategorisë Superiore.

Kallaku luajti 18 ndeshje me Teutën në këtë sezon, kur shënoi 2 gola dhe dhuroi 5 asiste në Kupë dhe Kategorinë Superiore.

Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me Lokomotivën e Zagrebit, por nuk ka arritur të ambientohet me futbollin kroat dhe rrethanat e sollën sërish në vendin tonë, ku sigurisht është një nga mesfushorët me tipare sulmuese më të mira.

Sezoni më i mirë i tij është në sezonin 2019-2020 me Teutën, kur shënoi plot 16 gola dhe arriti edhe maksimumin e karrierës së tij deri me tani. Kallaku është afrimi i parë i Partizanit.

PAR

KALLAKU 1

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *