“Partizani ndërtohet vetëm për kampion”, Demi flet për “Final Four”: Ishim me fat, do na ndodhte si me Tiranën vitin e kaluar

partizani ndertohet vetem per kampion demi flet per final four ishim me fat do na ndodhte si me tiranen vitin e kaluar































Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, insiston se të kuqtë do shkojnë në garën për titull me objektivin e qartë për ta fituar, në një mundësi të dytë që i ka dhënë “Final Four”. Ai e ka cilësuar këtë garë si shumë interesante dhe ka kujtuar se me formulën, ekipi i tij nuk do ishte kampion.

demi

“Sipas një thënie të drejtorit Rama dhe Abilaliaj, Partizani është vetëm për kampion kur ndërtohet. Tani të shohim, të katërta kemi mundësi të dalim kampion. Kjo ishte çështje fati, me Skënderbeun, është një ekip i fortë që e dini që na ka marrë shumë pikë gjatë gjithë kampionatit. Këto janë dy finale të bukura, si e para, si e dyta, ai barazimi për mua nuk ka asnjë rëndësi që na favorizon.

Nuk kisha asnjë preferencë, do të kisha dëshirë që vendi i parë dhe i dytë të luanin bashkë me njëri-tjetrin dhe i treti dhe i katërti bashkë, meqë janë dy më të fortat të ndesheshin bashkë dhe të dilnin në finale.

Të jem i sinqertë, e kam thënë që në fillim që e zhvlerëson pak kampionatin kjo formula. Megjithatë, vjet unë nuk isha dakord, ishte shumica e vazhdoi. Këtë vit si Partizan, që të jemi korrekt, na eci, se po të kishte mbaruar kampionati do të ishim në vend të dytë, do ndodhte si ne me Tiranën vjet me pikë të barabarta. Kështu që për ne është një favor më shumë drejt titullit kampion.

Tirana mungon gjithmonë, patjetër, një skuadër me emrin dhe traditën e të gjitha. Por jo se Vllaznia e Skënderbeu nuk janë skuadra me traditë. Skënderbeu është një nga skuadrat që ka ecur më shumë në Europë se aty është rëndësia. Edhe ne duam të ndjekim shembullin e Skënderbeut.

Ky vit do jetë “Air Albania” i Partizanit, nëse nuk do dalë Tirana në Eoropë. Do jemi të qetë. Po, do ketë tifozeri, patjetër”, tha Demi para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts