Partizani përfundon pushimet, “demat e kuq” nisin zyrtarisht përgatitjet për Ligën e Konferencës






Pas një pauze 10 ditore,  Partizani nisi sot zyrtarisht përgatitjet në kuadër të përfaqësimit në kompeticionin evropian të Ligës së Konferencës. Lojtarët e kuq janë vënë sot në dispozicion të trainerit Ilir Daja dhe stafit teknik.

foto-partizani-1-1536x864

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, zyra për shtyp bën me dije se skuadra do të zhvillojë disa seanca stërvitore në kryeqytet për tu zhvendosur më pas në Ohër, ku edhe do të kryej fazën përgatitore.

Në vendin fqinj ekipi pritet të luaj edhe disa ndeshje miqësore. Në datën 15 qershor hidhet edhe shorti i raundit të parë të Ligës së Konferencës që do të përcaktoj edhe kundërshtarin e të kuqve në këtë kompeticion. Takimet e turit të parë do të zhvillohen në datat 8 dhe 15 korrik.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *