Partneri i Melonit humbet gruan dhe punën në një ditë, pasi i publikuan përgjimin me kolegen

partneri i melonit humbet gruan dhe punen ne nje dite pasi i publikuan pergjimin me kolegen

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi dje se lidhja me partnerin e saj Andrea Giambruno ka përfunduar dhe se çifti është ndarë.

“Lidhja ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë disa kohë që kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha ta pranojmë”, ka shkruar Meloni në një postim në platformën “X” për lidhjen me gazetarin e Mediaset. Vajza e çiftit ka lindi më 16 shtator 2016.

Mesazhi vjen një ditë pas publikimit të video-regjistrimi në programin “Striscia la Notizia” të cilat përmbajnë deklarata seksiste të bëra nga Giambruno jashtë transmetimit të emisionit të tij “Diario del giorno” të transmetuar në Rete 4.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts