Pas 14 vitesh ekzekutohet dënimi me vdekje, fjalët e fundit të 66-vjeçarit: Ti e di që nuk të vrava Deana

pas 14 vitesh ekzekutohet denimi me vdekje fjalet e fundit te 66 vjecarit ti e di qe nuk te vrava deana
pas 14 vitesh ekzekutohet denimi me vdekje fjalet e fundit te 66 vjecarit ti e di qe nuk te vrava deana

21:02 11/05/2022

Në Arizona është kryer ekzekutimi i parë i dënimit me vdekje nga autoritetet shtetërore që prej vitit 2014.

Clarence Dixon ishte dënuar me vdekje për vrasjen e studentes Deana Bowdoin në vitin 1978. 66-vjeçari u ekzekutua në orën 10:30 me orën lokale sipas mediave pas 14 vitesh i dënuar me dënimin kapital.

Autoritetet përdorën injeksion vdekjeprurës për të finalizuar vendimin e gjykatës. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, për vaktin e fundit ai kishte kërkuar pulë të pjekur, akullore me luleshtrydhe dhe një shishe me ujë.

Fjalët e tij të fundit sipas një dëshmitari në ekzekutim ishin: Ndoshta do të shihemi në anën tjetër, Deana. Nuk të njoh dhe nuk të mbaj mend. E di që po e shikon këtë Deana dhe e di që unë nuk të vrava.

Dixon u lidh me vrasjen e Bowdoin për shkak të provave të ADN-së në vitin 2008. Asokohe ai ishte duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për një sulm seksual tjetër që kishte kryer në vitin 1986.

Po ashtu, siç raportojnë mediat, Dixon ishte edhe i verbër. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts