Pas 20 vitesh, Italia tërheq të gjitha trupat ushtarake nga Afganistani

Qeveria e Italisë tha se ka përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani, duke i dhënë fund pranisë së saj 20-vjeçare në këtë vend.

“Natën e kaluar, misioni i Italisë në Afganistan ka përfunduar zyrtarisht”, tha të mërkurën ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini.

“Megjithatë, angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare për Afganistanin – duke filluar me Italinë – nuk mbaron këtu. Ai do të vazhdojë në forma të tjera”, shtoi Guerini.

Italia ka pasur rreth 50,000 trupa në Afganistan gjatë 20 vjetëve të fundit.

Prej tyre, 53 janë vrarë dhe 723 janë plagosur.

Disa orë para Italisë, edhe Gjermania ka njoftuar se i ka dhënë fund pranisë ushtarake në Afganistan.

Ushtarët “tani janë duke u kthyer në shtëpi”, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Të gjitha trupat e huaja pritet të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 shtator.

Në këtë datë shënohet 20-vjetori i sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA – ngjarje kjo që ka çuar në ndërhyrjen në Afganistan.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *