Pas 35-vitesh, hetimet zbulojnë vrasjet ish-policit që tronditën Francën

17:49 01/10/2021

Për dekada me radhë krimet e një vrasësi në Francë nuk ishin mundur të zbuloheshin. Por tashmë është zbuluar se ish-oficer i policisë ushtarake është një vrasës serial.

François Verove, ka i njohur si La Grele, në një letër para se të vdiste ka treguar të gjithë të shkuarën e tij kriminale. Nga ana tjetër në bazë të ADN-së, po bëhej lidhja mes tij dhe La Grele, emër të cilin e përdorte për të fshehur identitetin e vërtetë.

Kohët e fundit autoritetet kishin nisur hetime intensive dhe Verove ishte thirrur për të dhënë një mostër të ADN-së, por gruaja e tij më 27 Shtator njoftoi se ai kishte vdekur.

Trupi i tij u gjet në një apartament të marrë me qira në Grau-du-Roi, së bashku me një shënim vetëvrasjeje.  Në letrën e vetëvrasjes ishin shpjeguar të gjitha krimet që kishte kryer, por ende nuk dihet përmbajtja e saj e plotë.

Vrasjet dhe përdhunimet e tij tronditën Parisin midis 1986 dhe 1994, por deri më tani ishin të mbuluara me mister. Ndër krimet tronditëse që i atribuohen ish-policit ishte vrasja e 11-vjeçares Cécile Bloch në Paris në 1986.

Verove mësohet se ka kryer dhe katër vrasje të tjera dhe gjashtë përdhunime, por vdekja e tij e papritur kishte lënë shumë familje pa përgjigje./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *