Pas 43 vitesh te ‘Zëri i Amerikës’, gazetari i njohur Elez Biberaj del në pension

pas 43 vitesh te zeri i amerikes gazetari i njohur elez biberaj del ne pension

Pas 43 vitesh karrierë, gazetari i njohur i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, do të dalë këtë vit në pension.

Ka qenë vetë Biberaj që ka treguar për lajmin në fjalë, ndërsa thekson se më 31 dhjetor të këtij viti del në pension. Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Zërin e Amerikës.

“Miq,
Sot kam njoftuar koleget e mi të Zërit të Amerikës se pas një karriere 43 vjeçare, do të dalë në pension më 31 dhjetor 2023. Ka qënë privilegji dhe krenaria më e madhe e jetës time që kam patur fatin të punoj për një organizatë kaq të jashtëzakonshme mediatike. Do t’i jem përherë mirënjohës Zërit të Amerikës për mundësitë që më ka krijuar.”, shkruan Biberaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts