Pas aksidentit me makinë përfshihen në një sherr të dhunshëm, arrestohen dy djemtë e ish-deputetit shqiptar

Dy djemtë e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Latif Gashi, dyshohet se janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në qendër të Prishtinës.

Mediat kosovare raportojnë se Lindtrim dhe Fidan Gashi u përfshirë në një sherr pas një aksidenti automobilistik dhe më pas janë arrestuar.

Ngjarja ndodhi në Rrugën B në Prishtinë.

Rasti në fjalë është raportuar në Policinë e Kosovës si “sulm” dhe të dyshuarit pas arrestimit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

  • foto galeri

“SULM /Rruga B, Prishtinë 20.07.2022 – 18:50. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts