Pas arrestimit, bosi i drogës, Kolumbiani Otoniel do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kolumbia ka njoftuar se trafikanti më i kërkuar i drogës në vend do të ekstradohet në SHBA pas kapjes së tij të shtunën.

Dairo Antonio usuga, i njohur  si Otoniel, u kap pas një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë. Ai drejtoi bandën më të madhe kriminale në vend dhe ka qenë prej vitesh në listën e më të kërkuarve të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës.

Zyrtarët amerikanë kishin vendosur një shpërblim prej 5 milion dollarësh (3.6 milion £) për kokën e tij. Ata e akuzuan atë për importimin e të paktën 73 tonë metrikë kokainë në vend midis 2003 dhe 2014.

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Diego Molano, i tha gazetës El Tiempo se hapi tjetër për zyrtarët ishte respektimi i urdhrit të ekstradimit të SHBA. Sipas mediave vendase, autoritetet tani e kanë çuar Otonielin në një bazë ushtarake në kryeqytetin Bogotá përpara ekstradimit të tij.

Presidenti Iván Duque përshëndeti kapjen e zotit të drogës në një video-mesazh televiziv. “Kjo është goditja më e madhe ndaj trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha ai. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *