Pas Belgjikës dhe Britanisë, varianti afrikan i Covid-19 mbërrin në Itali, Milano regjistron rastin e parë

Një rast i variantit Omicron është zbuluar në Itali , raporton Reuters.

Gjenomi u zbulua ne Laboratorin e Mikrobiologjisë Klinike, Virologjisë dhe Diagnostifikimit Biourgjent të Spitalit Sacco në Milano nga një kampion pozitiv i një pacienti që vinte nga Mozambiku. Pacienti dhe kontaktet e tij familjare ishin në gjendje të mirë shëndetësore, tha Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS).

Tashmë ky variant është kthyer në një shqetësim pasi Britania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar përkatësisht nga dy raste ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *