Pas betimit të qeverisë së re, Taulant Balla mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste: Të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e…





Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbledhur këtë paradite Kryesinë e selisë rozë.

Balla-1-675x450

Mësohet se mbledhja po zhvillohet në Selinë e Partisë Socialiste, dhe vjen pak ditë pas votimit të qeverisë “Rama 3” dhe betimit të kabinetit para presidentit Ilir Meta.

Mësohet se Taulant Balla, iu ka kërkuar socialistëve të nisin menjëherë punën për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut.

“Të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut”, ka thënë Taulant Balla në mbledhje.

Kujtojmë që mazhorancës do t’i duhen edhe votat e opozitës në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, me qëllim zgjatjen e mandatit të institucioneve të reja të drejtësisë. Për të miratuar ndryshimet kushtetuese do të duhen 94 vota.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *