Pas Champions League, lufta në Ukrainë prek një tjetër kompeticion sportiv. Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë








f1Pas Champions League, e cila zhvendosi finalen në Francë, një tjetër kompeticion sportiv është prekur si pasojë e luftës në Ukrainë. Raportohet se Formula 1 ka marrë vendimin që të anulojë garën e Çmimit të Madh Rusi 2022.

Çmimi i Madh i Rusisë, i cili iu bashkua kalendarit në vitin 2014, ishte planifikuar për 25 shtator në Parkun Olimpik të Soçit, por organizatorët e F1 thanë se ishte “e pamundur” të zhvillohej gara në “rrethanat aktuale”.

“Kampionati Botëror i FIA-s në Formula 1 viziton vendet në të gjithë botën me një vizion pozitiv për të bashkuar njerëzit, duke bashkuar kombet”, thuhet në deklaratë.

“Ne po i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të krizës aktuale.”

Lëvizja vjen pasi organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, njoftoi se i kishte hequr qytetit rus të Shën Petersburgut të drejtën për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2022.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.