Pas Covid-it, një tjetër fenomen i pazakontë në Kinë, qielli i Pekinit vishet me…

Pekini është përfshirë nga një stuhi rëre, ndër më të rëndat gjatë dekadave të fundit.

Stuhia shkaktoi një rritje të ndotjes së ajrit rreth 160 herë më të lartë se kufiri i rekomanduar. Qindra fluturime u anuluan ndërsa qielli u mbulua nga një mjegull portokalli duke krijuar pamje apokaliptike.

Stuhia është nxitur edhe nga erërat e forta. Media globale e Kinës ‘Global Times’ njoftoi se të paktën 12 provinca në vend, ishin prekur dhe sipas meterologëve situata do të mbetet e njëjtë edhe gjatë natës.

Shkollave u është bërë thirrje që të anulonin ngjarjet në natyrë dhe ata me sëmundje të frymëmarrjes këshilluan të qëndronin brenda. Po ashtu edhe të gjitha llojet e transportit janë pezullar përkohësisht deri në përmirësim të situatës. Njerëzve u është këshilluar që të mbajnë maskë dhe syze për shkak të stuhisë.

Pekini historikisht është goditur nga stuhitë e rërës, por jo kaq të rënda. Vitet e fundit qeveria ka hartuar projektet për zvogëlimin e ndotjes duke përfshirë ndalimet në termocentralet e reja me qymyr, kufizimet në numrin e makinave në rrugë dhe ripyllëzimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *