Pas deklaratës së Manastirliut për ‘green pass’ në lokale, Rama paralajmëron kufizime në mjediset publike për të pavaksinuarit








Kryeministri Edi Rama paralajmëron se për të pavaksinuarit mund të vendosen kufizime më të ashpra gjatë stinës së dimrit, siç është mos lejimi për të aksesuar mjediset publike.

rama

Sipas asaj që ka publikuar vetë Rama në rrjetet sociale, kjo masë do duhet të vendoset nëse e imponon situata e infektimeve gjatë stinës së ftohtë.

Shefi i qeverisë i bën apel të pavaksinuarve që të marrin dozën e parë dhe të dytë pa humbur kohë, teksa ka publikuar një spot në të cilin thuhet se sot ka një zgjidhje për të shpëtuar nga pandemia, e ajo është vaksina.

Deklarata e Ramës vjen pas dyshimeve që ngriti me deklaratën në Kuvend ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se edhe vendi ynë mund të aplikojë ‘Green pass’ për t’u futur në lokale.

POSTIMI I PLOTE I RAMES

MIRËMËNGJES 😊
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *