Pas Deltës, varianti Kappa po merr jetë

21:10 07/08/2021

7 të moshuar të vaksinuar në Belgjikë humbën jetën nga varianti i ri i COVID-19

Në Belgjikë, shtatë të moshuar midis moshës 80 dhe 90 vjeç, të vaksinuar plotësisht, por me sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën pas infektimit me variantin Kappa, të identifikuar për të parën herë në Kolumbi.

Shtatë personat që vdiqën në azilin e pleqve pranë Brukselit, ishin të gjithë në të 80 -at apo 90 -at e tyre dhe disa prej tyre tashmë ishin në gjendje të rëndë fizike”, tha Marc Van Ranst, një virolog në Universitetin e Leuven. Ai tha se vdekjet e tyre ishin “shqetësuese” pasi të gjithë ishin të vaksinuar plotësisht.

Në Belgjikë shumica e rasteve të të infektuarve janë të variantit Delta, vetëm 1% janë me variantin Kappa, por në lidhje me vdekshmërinë dhe përcjellshmërinë e tij nuk ka të dhëna të sakta. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *