Pas dështimit të tentativës për të marrë godinën e selisë së Partisë Demokratike më 8 janar, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë rinisur turin në qytete të ndryshme.
Berisha ka njoftuar ditën e sotme se do të jetë në qytetin e Lezhës për të festuar 32 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike të këtij qyteti.
Në mesazhin e tij Berisha shkruan: “Sot, ne ora 11:00 festojmë 32 vjetorin e themelimit te degës se PD-se ne Lezhe. Nderim themeluesve dhe te gjithë demokrateve e demokratëve te Lezhës!”, shkruan ai.
Ndërkohë që ditën që dëshmoi në prokurorinë e Tiranës për aktet e dhunës gjatë tubimit të 8 janarit, Berisha njoftoi se “revolucioni” do të vijojë edhe në qytete të tjera, duke njoftuar zhvillimin e një mitingu ne ambientet e Pallatit të Sporteve të Shkodrës ditën e diele.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al