Pas divorcit nga gruaja, ministri argëtohet në lokalet e natës

22:27 29/08/2021

Kudo në shtypin anglez gjen pamjet e ministrit britanik Michael Gove, që po feston në një lokal nate në Skoci.

Video amatore është bërë virale në rrjete sociale dhe mediat online.

54-vjeçari, i cili së fundmi është divorcuar nga bashkëshortja, shihet duke vallëzuar nën ritmet e një kënge që mesa duket e preferon.

Mediat britanike raportojnë se Michael Gove hyri në lokalin e natës rreth orës 01:15. Disa prej klientëve nuk e njohën se kush ishte, ndërsa të tjerë nxituan të bënin foto me ministrin dhe deputetin.

Këto pamje vijnë në një moment kur Gove po përflitet për t’u bërë ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Por disa media angleze raportojnë se Kryeministri Boris Johnson nuk e ka vendosur plotësisht nëse Michael Gove do t’i besohet ky post. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *