Pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD-së, vjen reagimi i parë i Lulzim Bashës: Demokratët meriojnë një parti të fortë!






Lulzim Basha ka bërë sot reagimin e parë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Basha tashmë si deputet dhe kryetar i dorëhequr ka uruar demokratët për ditën e parë të demokracisë.

Sipas tij “PD një rrugëtim i vështirë me suksese për njerëzit por edhe dështime që na kanë ndarë prej tyre”.

“30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane.

Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit. Gëzuar ditën e parë të demokracisë!”, thekson Basha.

Lulzim Basha-30-vjetori

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.