Pas dorëheqjes së Johnson, Liz Truss i bashkohet garës për kryeministër: Do luftoj dhe do të qeveris si konservatore

Sekretarja e Jashtme Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson.

Në një intervistë në Daily Telegraph, Trus u zotua se synimi është ulja e taksave dhe se sipas saj do të nisë që nga dita e parë.

Ndërkohë emrat e tjerë në garë kanë përcaktuar edhe planet e tyre konkurruese të taksave si një element thelbësor të propozimeve të tyre.

“Nuk është e drejtë të vendosen taksa tani”, është shprehur ajo duke shtuar se nëse do të zgjidhe do të ndërmerrte veprime të menjëhershme të ndihmuar qytetarët lidhur me koston e jetesës.

Ndër të tjera Sekretarja e Jashtme u shpreh se ajo do të “luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.