Pas Gjermanisë, edhe Italia e Franca pezullojnë vaksinimin me AstraZenca

23:41 15/03/2021

Franca dhe Italia janë dy shtetet e tjera që kanë pezulluar vaksinimin me AstraZeneca. Presidenti Emmanuel Macron ka deklaruar sot se Franca do të ndalojë përdorimin e AstraZeneca deri në moment të dytë kur të qartësohen problemet që kjo vaksinë shkakton.

Rregullatori i Barnave në BE ka sugjeruar që përdorimi i kësaj vaksine të pezullohet dhe shumë vende e kanë miratuar këtë vendim.

Edhe Italia ka marrë të njëjtën masë, ku qeveria ka deklaruar se kjo masë nuk është paraprake por pritet përfundimi i hetimeve lidhur me problemet që janë shkaktuar tek disa persona.

Më herët dhe qeveria gjermane vendosi që të pezullonte përdorimin e AstraZeneca, pasi disa persona që kishin marrë këtë vaksinë kishin pasur probleme me mpiksjen e gjakut.

Por nga ana tjetër Organizata e Botërore e Shëndetësisë këmbëngul që kjo vaksinë nuk shkakton efekte anësore dhe nuk është dakord me vendimet që po marrin disa shtete./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *