Pas Grupit Parlamentar, Partia Demokratike mbledh Kolegjin e Kryetarëve. Çfarë pritet të diskutohet






Partia Demokratike do të mbledh në orën 17:00 të kësaj të marte Kolegjin e Kryetarëve. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë rezultati i dobët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Lulzim-Basha-grupi

Ky zhvillim në selinë blu vjen një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar Demokrat, ku pati debate të forta në lidhje me shkaqet e humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit.

Kujtojmë se në një mbledhje urgjente pas seancës plenare të së hënës, shumica e deputetëve që janë në grupin e PD-së kërkuan nga kryedemokrati Basha që të marrë përgjegjësi dhe të zgjidhë situatën.

Zgjidhjen, anëtarët e grupit të PD-së, e shohin tek vota. Kjo sipas tyre do të bashkonte edhe demokratët.

Burime të Gazetës Panorama.al bënë me dije se të paktë ishin ata të cilët mbrojtën dje kryedemokratin Basha, duke renditur Pampurin, Agalliun e Jakupllarin. Ndërkohë, të tjerët u shprehën se kryetari i partisë është përgjegjësi kryesor për humbjen dhe si i tillë, Basha do duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, deklarata e disa orëve më parë e kreut të selisë blu se nuk kishte humbur asnjë betejë elektorale kishte revoltuar së tepërmi ata. Ndërkohë, në 3 orë diskutime Basha mbajti shënime dhe nuk replikoi thuajse me askënd.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.